Fillon gjyqi i shekullit: VW, gjithçka kundër saj

Para Gjykatës së Lartë në Braunschweig, fillon një proces kundër kompanisë së makinave Volkswagen, në të cilën aksionarët kërkojnë kompensim për rënien në vlerën e aksioneve të kompanisë.

Agjencia kroate e lajmeve Hina kujton se aksionarët e “Volkswagen” kanë vërejtje se kanë pritur shumë kohë për të paraqitur të vërtetën për skandalin rreth manipulimit me gazra të shkarkimit me naftë, gjë që shkaktoi humbjen e miliarda eurove nga pronarët e aksioneve.

Në këtë proces, aksionarët e “Volkswagen” kërkojnë pagesën e një kompensimi total prej nëntë miliardë euro.

Pas shpërthimit të skandaleve mbi motorët me naftë të “Volkswagen” në shtator 2015, aksionet e kësaj kompanie kanë humbur gjysmën e vlerës, transmeton KosovaPress.

Pretendohet se procesi duhet të tregojë nëse lidershipi i “Volkswagen” dinte për manipulimin para shpërthimit të skandalit.