FIAT dërgon mbi 3 mijë punëtorë në pushim të dhunshëm

FIAT Chrysler Automobiles (FCA) do të dërgojë në pushim të dhunshëm 3.245 punëtorë në fabrikën Mirafiori në Torino për një vit.

Sindikatat tashmë janë informuar se që nga 1 janari 2019, për shkak të ristrukturimit të fabrikës së Mirafiori, 2,445 punëtorë do të dërgohen në shtëpitë e tyre dhe 800 punëtorë do t’iu bashkohen më 4 mars.

Sipas AutoNews, pushimi i detyruar do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2019. Gjatë kësaj periudhe, punonjësit do të marrin paga të reduktuara nga programi i financimit në të cilin marrin pjesë bashkërisht FCA dhe qeveria italiane.

Mirafiori ka rreth 5.000 punonjës dhe është objekti më i vjetër i FIAT në Itali. Në këtë fabrikë u prodhuan gjenerata e parë e Panda, FIAT Punto dhe Alfa Romeo MiTo, ndër të cilat aktualisht prodhohet Levante Maserati, transmeton KosovaPress.

Shitja e SUV të parë të Maseratit këtë vit është në krizë dhe në 10 muajt e parë, pati një rënie prej 24% në dërgesat në Evropë, ndërsa shitjet në SHBA u ulën me 14%.

FCA do të vazhdojë të prodhojë Maserati Levante gjatë ristrukturimit të fabrikës Mirafiori, kështu që punëtorët që janë me pushime të detyruara herë pas here angazhohen në procesin e prodhimit.