Facebook zbulon të metat e privatësisë në Grupe

Facebook ka treguar se ka zbuluar të meta të reja në privatësi të platformës së saj që i lexojn disa zhvillues të aplikacioneve të kanë qasje në të dhëna të grupeve.

Rrjeti social ka bërë të ditur se sa shumë informacione këta zhvillues mund të mbledhin nga grupet. Thuhet se 100 zhvillues kanë mundur të kenë qasje në të dhënat e grupeve, siç janë emrat e njerëzve dhe fotot.

Facebook nuk ka treguar se sa anëtarë të platformës kanë qenë të prekur nga kjo e metë, raporton “BBC Tech”.

“Ne jemi në pak dyshim se janë disa grupe që mundohen të abuzojnë me këto të meta që i posedon platforma” –kanë deklaruar disa zyrtarë të Facebook.

Sikur rrjetet tjera sociale edhe Facebook, përmban një program aplikacioni me shumë faqe, ku zhvilluesit e aplikacioneve mund të i lidhin krijimet e veta me Facebook.

Për shkak skandaleve të më hershme që ka pasur Facebook lidhur pikërisht për shkak privatësisë dhe të dhënave është detyruar që të paguajë 500 mijë e më shumë dollarë.