Facebook rrit sigurinë në Messenger, ju njofton kur dikush përpiqet t’ju mashtrojë

“Facebook” njoftoi sot se aplikacioni i tij “Messenger” është tashmë në gjendje të gjurmojë në mënyrë diskrete mashtruesit, duke përdorur një sistem komunikimi prapavijë në telefonat inteligjentë.

Mesazhet e sigurisë do të shfaqen në shkëmbime, nëse aktiviteti prapavijë konsiderohet i dyshimtë nga teknologjia e inteligjencës artificiale.

“Karakteristika e re do të ndihmojë miliona njerëz, që të shmangin në mënyrë potenciale ndërveprimet dhe mashtrimet e rrezikshme, pa rrezikuar privatësinë e tyre”, tha Jay Sullivan, përgjegjës për Sigurinë e Produkteve në Facebook.

Inteligjenca artificiale identifikon sjelljen e diskutueshme, të tilla si dërgimin e mesazheve në shkallë të gjerë, që shenjestrojnë rajone ose demografi të caktuara.