Facebook prezanton aplikacionin Messenger për ueb

Facebook ka sjellë Messenger-in, aplikacionin e saj të mëvetësishëm për mesazhe, në ueb. Rrjeti social prezantoi sot një version ueb të Messenger-it, një mënyrë për të biseduar nga një shfletues në kompjuterin tuaj desktop.

Ju mund të bisedoni tani me miqtë dhe të afërmit nëpërmjet aplikacionit Facebook Messenger në telefon, tablet ose kompjuter. Për të përdorur aplikacionin Messenger në ueb, ju duhet të navigoni nëpërmjet rrjetit social Facebook (sigurisht, duhet të keni edhe një llogari në Facebook).

Në konferencën F8, Facebook premtoi se Messenger do të bëhet më shumë një platformë se sa një aplikacion i thjeshtë. Nëse do të klikoni tek messenger.com, do të shfaqet një version ueb i mëvetësishëm i Facebook Messenger, i cili ka një dizajn krejtësisht të ngjashëm me versionin mobil të platformës.

Ju mund të përdorni shërbimin Messenger edhe brenda Facebook-ut, pasi nuk janë ndarë akoma, por së shpejti nuk do të keni më mundësi të dërgoni mesazhe direkt nga rrjeti social. Messenger.com është për përdoruesit që duan të dërgojnë apo marrin mesazhe pa u shpërqendruar nga informacionet e tjera që shfaqen në Facebook. Messenger.com është një mënyrë për t’u fokusuar vetëm tek biseda me miqtë në Facebook. Klikoni këtu për të përdorur aplikacionin Messenger.