Elon Musk bën thirrje që ta fshini ‘Facebook’-un

Elon Musk inxhinier dhe pronar i kompanisë prodhuese të makinave ‘Tesla’, iu ka bërë thirrje ndjekësve të tij që ta fshijnë Facebook-un, për shkak të brishtësisë së privatësisë.

Musk nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’ ka kërkuar nga qeveritë që të krijohen rregullativa për ‘Facebook’-un.

“Pse e lëmë një njeri të kontrollojë informacionin e parë nga 2.5 miliardë njerëz? ‘Facebook duhet të rregullohet nga qeveritë, jo të qeveriset nga një perandor!”, ka shkruar miliarderi.

Facebook-ut i është tërhequr vrejtja viteve të fundit në lidhje me politikat e privatësisë, sidomos pas skandalit të shitjes të së dhënave kompanisë ‘Cambridge Analytica’.