Edhe pse të ndaluara, selfie-t pushtojnë MET GALA

Rregullat janë bërë për t’u shkelur, apo jo? Shprehja e mësipërme i shkon më shumë përshtat personave të famshëm që morën pjesë në eventin vjetor Met Gala 2015, të cilët thyen rregullin e vendosur nga organizuesit e shfaqjes.

Drejtuesja e ceremonisë Met Gala, Anna Wintour, i paralajmëroi të ftuarit që në fillim të shfaqjes se nuk lejohet përdorimi i telefonave për të shkrepur selfie dhe për t’i postuar ato në rrjetet sociale.

“Nuk lejohet përdorimi i telefonave për të bërë fotografi dhe për të kontrolluar rrjetet sociale gjatë shfaqjes gala,” u shpreh Anna Wintour në fillim të shfaqjes. Por jo të gjithë të pranishmit iu bindën këtij rregulli.

Persona të tillë të famshëm si Justin Bieber (i cili shkrepi disa foto), Katy Perry, Maddona, Kanye West etj, e harruan këtë paralajmërim, apo nuk u interesoi fare, dhe postuan menjëherë foto në llogaritë e tyre në Instagram, gjatë ceremonisë. Fotot që ata shkrepën në natën gala u përhapën shumë shpejt nëpër rrjetet sociale.

Ja disa prej selfie-ve të bëra dhe të publikuara gjatë ceremonisë:

1 2 3 4 5 6 11