eBay heq dorë nga Pay Pal, pagesat bëhen me Adyen

PayPal deri tani ka pasur një rol kyç në kryerjen e pagesave në eBay për 15 vjet.

Dy kompanitë u ndanë në vitin 2015 dhe platforma kryesore e pagesës tani do të jetë kompania holandeze Adyen, ka bërë të ditur eBay përmes një njoftimi për media.

Kontrata me Pay Pal skadon në vitin 2020, dhe konsumatorët do të vazhdojnë të jenë në gjendje të përdorin PayPal vetëm deri në vitin 2023. Pas këtij njoftimi, aksionet e PayPal ranë me 15 për qind. Adyen, nga ana tjetër, është një platformë në rritje e faturimit. Pranon pagesa në më shumë se 150 valuta, dhe tashmë bashkëpunon me Uber, Netflix dhe Easyjet.

Kompania Adyen gradualisht do të marrë pagesat nga eBay, duke filluar nga Amerika Veriore këtë vit, ndërsa shumicën e transaksioneve do t’i marrë në vitin 2021.