E rrallë! Shqiptari 8-vjeçar që i jep BMW X5 përfundon në CNN! (VIDEO)

Nipi 8 vjeçar i Kryetarit të Kryetarit të Komunitetit Mysliman në Maqedoni (BFIM), Sulejman Rexhepit drejton veturën BMË X5, ka shkruar CNN në rubrikën ireport.

Lajmi dhe videoja e transmetuar edhe nga Tv Koha thotë: “Videoja e publikuar në Facebook nga i ati Zeglul Rexhepi tregon të birin e tij të vogël Sulejmanin që e drejton një veturë të madhe BMË X5 në një mal ku janë duke luajtur disa femije.

Nderkohë që Sulejmani 8 vjeçar drejton veturën, ai tregon karten e identifikimit të policisë e cila i takon të atit Zeglulit, i cili punon si inspektor në Ministrinë e punëve të brendshme në Maqedoni.

Është shokuese të shohësh se si një polic e shkel ligjin duke i rrezikuar jetët e qytetarëve”, thuhet nga postimi nga CNN dhe ku mund ta shihni linkun e transmetuar.