E ardhmja e paqartë e domainit.org rrezikon rritjen e çmimeve

Vendimi i Shoqërisë së Internetit për të shitur kontrollin e domainit .org tek Ethos Capital nuk u prit mirë nga organizatat jofitimprurëse e as Kongresi Amerikan.

Një grup pionerësh të internetit kanë bashkuar forcat për të bllokuar marrëveshjen dhe për të ofruar një pronar alternativ për domainin.

 

Grupi në fjalë ka formuar një entitet të quajtur Korporata Bashkëpunuese e Regjistrave .ORG është regjistruar tashmë pranë autoritetet të Kalifornisë.

 

Ajo mbështet nga disa drejtues të lartë dhe me eksperiencë në këtë drejtim ku përfshihen themeluesja e ICANN Esther Dyson dhe CEO i Fondacionit të Wikimedia Katherine Maher. Gjithashtu mbështeten nga Fondacioni i Frontit Elektronik i cili e sheh transaksionin si plotësisht të papërshtatshëm.

Së bashku ata synojnë që të bindin ICANN të bllokojë marrëveshjen dhe tu japë atyre kontrollin e domainit .org të frikësuar se mund të përdoret si një mjet për censurë. “Nëse je në pronësinë e një kompanie private, incentiva juaj është të bëni fitime. Incentiva jonë është të mbrojmë organizatat jofitimprurëse dhe publikun,” tha Esther Dyson.

Kritikët e marrëveshjet janë të shqetësues se Ethos Capital, një kompani e formuar së fundi, do të rrisë çmimet dhe të shesë të dhënat e përdoruesve për të rikuperuar 1 miliardë dollarë që po paguan për kontrollin e domainit .org sidomos ngaqë përdoret kryesisht nga organizata jofitimprurëse.