Disqet parashikohet të tejkalojnë shitjet e CD-ve, për herë të parë që nga viti 1986

Ashtu si mënyra se si disketat kanë marrë pak a shumë rrugën e dinosaurit, do të supozonim se do të ishte kështu edhe për formatet muzikore.

Sidoqoftë, rezulton se nuk është njejtë sepse sipas raportit të RIAA-s në mesin e vitit 2019, duket se për herë të parë që nga viti 1986, disqet janë gati për të tejkaluar shitjet e CD-ve.

Raporti pretendon se disqet (vinyl) kanë arritur të gjenerojnë 224.1 milion dollarë të ardhura në gjysmën e parë të 2019, kundrejt CD-ve që gjeneruan 247.9 milion dollarë.

Sigurisht, shitjet e CD janë akoma në epërsi, por duke pasur parasysh që shitjet e CD nuk kanë lëvizur aq shumë, kjo prirje ka bërë që disa të besojnë se disqet mund të kapërcejnë ato.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që po dëgjojmë për rritjen e popullaritetit në formatin ‘vinyl’.

Më parë, ishte raportuar se shitjet e disqeve në të vërtetë janë në krye të shitjeve të muzikës dixhitale në tregje të caktuara.

Aq sa shumë që kjo ka bërë që kompanitë si Sony të fillojnë përsëri prodhimin e tyre dhe të fillojnë gjithashtu modele të reja për të mbështetur formatin.

Ka disa audiofil që argumentojnë se cilësia e tingullit nga disqet tingëllon më autentike në krahasim me CD-të dhe muzikën dixhitale.

Kjo është e gjitha preferenca personale, natyrisht, por ka filluar të duket sikur gjithnjë e më shumë njerëz po marrin ato.