Çmimet e memorieve RAM “fluturojnë” në qiell

Memoria DRAM aktualisht po shënon çmime shumë të larta dhe sipas të gjitha gjasave trendi do të vazhdojë deri në fund të vitit.

Blerësit aktualisht paguajnë mesatarisht 5 për qind më shumë se sa në tremujorin e kaluar të këtij viti.

Tre prodhuesit më të mëdhenj të memories DRAM: Samsung, SK Hynix dhe Micron fërkojnë duart me kënaqësi, pasi që rezultatet rezultati preliminar tregon se çmimet në treg do të vazhdojnë të rriten.

Prodhuesit e përmendur mbulojnë 95% të tregut dhe presin të shënojnë profite shtesë.

Shkaku kryesor i rritjes së çmimeve të memorieve janë kërkesat e industrisë së telefonave mobilë.