Chevy Camaro 2019, një veturë me performancë të lartë

Dallimi më i rëndësishëm në pjesën e jashtme të Chevy Camaro 2019, në krahasim me modelin e mëparshëm, është pjesa më agresive e përparme me hapje të gjera ventilimi, me kënde të përmirësuara për rrjedhjen më të mirë të ajrit.

Modeli SS për herë të parë ka “Flowtie”, simbol i Chevy, i dizajnuar posaçërisht për modelet e performancës së lartë, për të përmirësuar rrjedhjen e ajrit në ndarjen e motorit.

Kabina e udhëtarëve ka disa përmirësime vizuale, si drita opsionale e ambientit, një sistem multimedial i ri (ekran me prekje 7 ose 8 inç) me koncept Bluetooth të përmirësuar, grafikë më të mirë dhe më shumë aplikacione, si dhe kamera për parkim të pasmë.

Camaro mund të zgjidhet ndërmjet motorëve me katër, gjashtë ose tetë cilindra dhe risi është se ai me katër cilindra Turbo 1LE, më herët i pranishëm vetëm në modelet V6 dhe V8, i cili përdor të njëjtin agregat 2.0 litra me turbo-mbushës që  ndodhet në Camaro standard dhe prodhon 280 kuaj fuqi, me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive.

Camaro SS arrin me motor 6,2 litra V8 me ndërrues automatik prej dhjetë shpejtësive, i zhvilluar në bashkëpunim me Ford, i cili është ofrohet edhe në Mustangun rival.

SS V8 zhvillon 445 kuaj fuqi dhe është i pranishëm edhe në versionin 3,6 litra me V6, i cili siguron 355 kuaj fuqi, si dhe në modelin nga viti 2018.

Chevy nuk ka përmendur ndryshimet as në modelin më të fuqishëm ZL1, i cili ka supermbushës  6,2 litra V8 me 650 kuaj fuqi.

Camaro për 2019 dhe Turbo 1LE sportive në shitje do të gjenden kah fundi i viti dhe pritet që çmimi në SHBA të jetë 30.000-35.000 dollarë për 1LE.

Chevy  ka krahasuar Camaro e ri me Honda Civic Type R, VW Golf R dhe modelin e ri Hyundai Velosterom N.