Brukseli miratoi blerjen e Gorenje nga kompania kineze Hisense

Komisioni Evropian sot miratoi blerjen e Gorenjes, një prodhues slloven për pajisje shtëpiake, nga grupi kinez Hisense, duke thënë se kjo blerje nuk do të prishë konkurrencën e tregut.

Sipas STA, Komisioni fillimisht arriti në përfundimin se të dy kompanitë prodhojnë dhe furnizojnë tregun me një “teknikë të bardhë” të madhe si frigoriferë apo soba.