Bëni kujdes nëse keni blerë një Pixel 4 XL, telefoni thyhet shumë lehtë

Gjithmonë presim që versionet e reja të një pajisjeje të jenë më të mira se ato të mëparshme. 

Kjo mund të jetë e vërtetë, për pjesën më të madhe të tyre, por duket se Google Pixel 4 XL ka qenë një zhgënjim i madh në disa aspekte.

E meta e fundit nuk është një problem softuerik.

Jemi mësuar të dëgjojmë përdoruesit e Google Pixel të ankohen për pajisjet e tyre pas lansimit.

Këto probleme zakonisht janë të lidhura me softverin, por me sa duket, ekziston një problem më i madh për përdoruesit që kanë blerë tashmë Google Pixel 4 XL.

Ky telefon është thjesht shumë i brishtë.

JerryRigE është një kanal në YouTube që teston qëndrueshmërinë e telefonit, dhe, Pixel 4 XL nuk kalon provën.

Kjo video do t’ju tregojë se pse kurrë nuk duhet vendosni telefonin tuaj në xhepin e pasëm.