Audi sjell ”bishen” e blinduar më të shpejtë në botë

Megjithatë, ‘AddArmor’, një kompani modifikuese veturash, ka bërë një kthesë në tregun e veturave të blinduara, duke ndërtuar ‘Audi RS7’-në më të shpejtë në këtë seri.

 Për ta bërë veturën më të shpejtë, kompania ka përdorur në panel polikarbonat, i cili është treguar më rezistent se çeliku. Polikarbonati peshon 60% më pak sesa minerali i çelikut.

Falë përformancës së motorit 4.0 litërsh, që e bën ‘Audi RS7’-në të prodhojë 760 kuaj-fuqi, prodhimi i ‘Audi’-së është i aftë të kapë 100 km/h për 2.9 sekonda, duke e bërë atë si veturën e blinduar më të shpejtë në botë.

Vetura me modifikimin e të blinduarit vjen në një çmim prej 180 mijë euro.