Audi fillon prodhimin serial të SUV-it të parë elektrik

Edhe pse nga premiera botërore e Audi E-Tron na ndajnë edhe dy javë, prodhuesi gjerman ka njoftuar se prodhimi serial i kësaj veture ka filluar me energji elektrike.

Modeli i parë i prodhimit Audi SUV me energji elektrike do të paraqitet në një ceremoni që do të mbahet në San Francisko më 17 shtator, transmeton KosovaPress.

Audi E-Tron është duke u ndërtuar në një fabrikë në Bruksel, Belgjikë, ku një tjetër model elektrik E-Tron Sportback do të prodhohet në 2019.

Audi ka njoftuar më parë se E-Tron është mundësuar nga dy motorë elektrikë me fuqi 360 kuaj fuqi, ndërsa në sajë të transmetimit automatik të ashtuquajturat mënyrën sport, vetura ka në dispozicion 408 kuaj fuqi.

Makina nga 0 deri 100 km/h përshpejton më pak se 6 sekonda, para se të arrijë një maksimum prej 200 km/h.

Audi E-Tron është mundësuar nga një bateri me kapacitet prej 95 kWh, e cila është e mjaftueshme që sipas një cikli të ri WLTP matës makina të kalojë 400 km.

Më shumë detaje rreth këtij modeli dhe fotot e para zyrtare do të shfaqen në ditën e premierës.