Apple po zhvillon një version të iOS 9 për iPhone-t dhe iPad-ët e vjetër

Sipas një raporti të publikuar në sajtin 9to5Mac, sistemi i ardhshëm operativ iOS 9 do të ketë një version vetëm për pajisjet e vjetra të Apple-it. Gjiganti i Kupertinos do të zbulojë versionin e ardhshëm të sistemit të saj operativ për pajisjet mobile gjatë Konferencës Mbarëbotërore të Zhvilluesve, që do të organizohet muajin tjetër.

“Versioni bërthamë” i iOS 9 për pajisjet e vjetra mund të mos ofrojë të gjitha veçoritë që do të përmbajnë versionet e tjera për pajisjet më të reja të Apple-it. Megjithatë, ai do të ndihmojë që pajisjet e vjetra të Apple-it, si iPhone 4s dhe iPad mini, të vazhdojnë të funksionojnë mirë.

Apple do të shtojë veçori tek “versioni bërthamë” i OS 9 për pajisjet e vjetra vetëm pasi t’i testojë ato. Versioni i ri iOS do të ofrojë një qendër kontrolli e cila do të ofrojë qasje të shpejtë në programet apo aplikacionet e përdorura shpesh. Një veçori e re e quajtur “Rootless” do të ofrojë kodim të skedarëve iCloud për aplikacionet e Apple-it. Ajo do të ndalojë gjithashtu viruset dhe do të ruajë të dhënat e rëndësishme.