Apple planifikon të lansojë iPhone-inb me ekranin më të madh ndonjëherë

Apple thuhet se është duke u përgatitur të lansojë një iPhone me madhësi të ekranit ndryshe nga çdo model paraprak.

Sipas një raporti nga faqja Koreane e lajmeve ETNews, burimet e industrisë thonë se gjiganti i teknologjisë po punon në telefona të rinj me ekrane që janë edhe më të mëdhenj se cilido prej produkteve të fundit.

Mediumi thotë që Apple po planifikon të nxjerrë një model më të vogël 5.4 inç dhe me një ekran 6.1 inç, si dhe një version më të madh me një ekran 6.7 inç – ekrani më i madh i një iPhone-i ndonjëherë.

Këto pajisje do të jenë mes katër pajisjeve të ndryshme, njëra prej të cilave do të jetë iPhone i parë i Apple me shërbim rrjeti 5G.

Një raport nga analisti i Apple, Ming-Chi Kuo, i cili ka një parashikim të saktë për parashikimin e harduerit të ardhshëm të Apple, tha se pajisjet do të kushtojnë 362 euro (399 dollarë). Ato do të vijë në tre ngjyra të dallueshme.