Apple mund të dyfishoj prodhimin e AirPods Pro, për shkak të kërkesës së lartë

Raportet e fundit kishin deklaruar se AirPods Pro i fundit ishte më i popullarizuar nga sa pritej, madje pretenduan se do të shesin deri në 60 milionë njësi.

Tani, një raport i ri pretendon se Apple po përgatitet të ketë pajisje të mjaftueshme për të furnizuar kërkesën.

Informacioni i ri nga Nikkei thotë se Apple mund t’u ketë kërkuar zinxhirëve të furnizimit të dyfishojnë prodhimin e tyre për AirPods Pro.

Kjo do të rrisë prodhimin nga 1milionë, në gati 2 milion njësi në muaj.

Nikkei shton gjithashtu se AirPods Pro janë duke u prodhuar nga Luxshare në Kinë, ndërsa AirPods të rregullt janë duke u prodhuar në Vietnam, falë GoerTek.