Apple iPhone SE 2 arrin në maj ose qershor

Për ata që nuk adhurojnë ekranet e mëdha 4.7 apo 5.5 inç, Apple ka ofruar iPhone SE në fillim të vitit 2016. Telefoni kishte një ekran 4 inç dhe një çmim relativisht të volitshëm, me një dizajn të ngjashëm me iPhone 5 / 5s.

Megjithatë, kjo seri e telefonave nuk është rifreskuar vitin e kaluar, por një model i ri mund të shfaqet gjatë vitit 2018. Raporti i DigiTimes sugjeron që iPhone 2 mund të lëshohet zyrtarisht në maj ose qershor.