A po e blen Google rrjetin social Twitter?

Twitter mund të vlerësohet si njëra nga kompanitë më të paprekshme të teknologjisë, apo njëra nga kompanitë që mbijetoi zonën e shitjes së kompanisë për 50 milionë funtash fillimisht, e më pas i rezistoi edhe çmimit dhe ofertës prej 2 miliardë funtash që asaj i ishte bërë nga kompanitë më të vjetra të teknologjisë.

Por kjo së shpejti mund të mos jetë më e vërtetë, pasi që një raport i ri nga firma në tregun e aksioneve ka pretenduar se Google është duke kërkuar përvetësimin e mundshëm të Twitter.

Siç thuhet, Twitter e ka punësuar kompaninë Goldman Sachs për ta shmangur kërkesën për blerje dhe përpjekjen e Google për ta përvetësuar atë, transmeton Telegrafi.

Twitter është vlerësuar aktualisht me 22 miliardë funta, që do të thotë se do të ishte blerja më e lartë e Google, duke e tejkaluar edhe shumën e blerjes së Motorola Mobility për 8.5 miliardë funta.

Gjiganti i kërkimit është përpjekur të depërtojë në tregun e rrjeteve sociale përmes faqeve të shumta, duke përfshirë edhe Orkut, Buzz dhe Plus, por asnjëra nuk kanë qenë aq të suksesshme sa Twitter.