10 telefonat më popullorë të javës

Treshja Samsung Galaxy S6/S6 edge/Grand Prime, që ka kryesuar listën e telefonave më popullorë për disa javë rresht, është prishur këtë javë nga Asus Zenfone 2 ZE551ML, i cili është renditur në vend të dytë, duke e kaluar Galaxy S6 Edge dhe Grand Prime në vend të tretë dhe të katërt, respektivisht.

Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.

Telefoni inteligjent Sony Xperia Z4, që u prezantua javës që shkoi në Japoni, u rëndit në vendin e pestë. Apple iPhone 6 mbajti vendin e gjashtë, ashtu si javën e kaluar, ndërkohë Lenovo A7000 ka rënë në vend të shtatë këtë javë, nga vendi i katërt që ishte javën e kaluar, transmeton krokodili.com.

Xiaomi Mi 4i, telefoni buxhetor me parametra mesatarë, që u prezantua javës që shkoi, është renditur në vend të nëntë. Interesimi për të mund të rritet në javët në vazhdim. Dy pajisje të tjera të Samsung-ut, Galaxy A5 dhe Galaxy S5, mbyllin listën e kësaj jave, duke u listuar në vend të tetë dhe të dhjetë, respektivisht.

12 13 14 15 16