10 telefonat më popullorë të javës

Një tjetër javë ka kaluar dhe tani është koha për grafikun e përjavshëm të 10 telefonave më popullorë.Galaxy S6 vazhdon të kryesojë listën, edhe pse konkurrenca vazhdon të rritet. Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.

Listës së kësaj jave i janë shtuar disa telefona të rinj të cilët u prezantuan gjatë javës së kaluar. Përmendim këtu telefonin inteligjent Sony Xperia Z3+, i prezantuar në mesin e javës e kaluar, i cili arriti t’i bashkohet listës duke u renditur në vend të shtatë. Ndërsa modeli i vjetër i tij, Sony Xperia Z2, u rëndit në vend të katërt. Pozicionet e para vazhdojnë të kryesohen nga pajisjet e Samsung-ut. Kështu në vend të parë vazhdon të jetë Galaxy S6, ndërsa pas tij është renditur Galaxy Grand Prime. Asus Zenfone 2 ZE551ML është renditur në vend të tretë këtë javë.

Xiaomi Mi 4i është rikthyer sërish në listë, duke u renditur në vend të nëntë. Pjesa tjetër e pajisjeve janë të njëjta me ato të javëve të kaluara. Apple iPhone 6 është renditur në vend të pestë këtë javë, ndërsa pas tij është renditur Galaxy S5. Dy pajisje të tjera të Samsung-ut, si Galaxy A5 dhe E7, këtë javë janë renditur në vend të tetë dhe të dhjetë.