​Xiaomi shet mbi një milion telefona për dy ditë

Kompania kineze Xiaomi ka arritur të shesë mbi një milion pajisje brenda 48 orëve.
Kjo paraqet një avancim të madh për kompaninë kineze, e cila një milion telefona vitin e kaluar i kishte shitur për 18 ditë.Në mesin e telefonave Xiaomi, modeli Redmi Note 4 është më i popullarizuari. “Bazuar në njohuritë tona, asnjë brend nuk ka arritur një rezultat të tillë në Indi”, tha Raghu Reddy, shef i shitjes online të njësisë Xiaomi.