​Policia arreston grupin e hakerëve që sulmuan llogaritë e përdoruesve zviceranë

Policia polake dhe zvicerane, me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, zbuluan grupin e hakerëve Infinity Black, i përfshirë në shpërndarjen e të dhënave të vjedhura të përdoruesve konfidencialë, krijimin dhe shpërndarjen e programeve dhe mjeteve qëllimkëqija për hakim dhe mashtrim.

Më 29 prill, policia polake bastisi gjashtë lokacione në pesë rajone polake dhe arrestoi pesë anëtarë të grupit Infinity Black, sipas Europol.

Policia sekuestroi pajisje dhe disqe të jashtme dhe harduer për kriptovaluta në vlerë rreth 100,000 euro.

Hakerët kishin krijuar një skenar të sofistikuar për të përfituar një numër të madh të llogarive të përdoruesve zviceranë.

Megjithëse humbjet vlerësohen në 50,000 euro, hakerët kishin qasje në llogari me humbje të mundshme prej më shumë se 610,000 euro.

Policia ka mbyllur dy platforma të bazave të të dhënave me më shumë se 170 milionë hyrje.