​Mijëra njerëz përdorin aplikacionin e rremë Adblock Plus

Rreth 37.000 përdorues të Google Chrome rastësisht instaluan dhe përdorën versionin e rremë të aplikacionit Adblock Plus.
Softueri i rremë ishte në Chrome Web Store dhe nuk dihet se në çfarë mënyre i është shmangur filtrave të Google.
Ai ndërkohë është hequr nga Chrome Web Store, me çka janë ndaluar shkarkimet e mëtejme. Google është kritikuar për shkak të lejimit të softuerit të rremë, pasi që me këtë është dëmtuar reputacioni i aplikacionit të vërtetë Adblock Plus.