​Çdo Mercedes do të ketë versionin elektrik deri në 2022

Daimler, numri një në botë për automjetet e nivelit të lartë, njoftoi sot se dëshironte të ofronte versionet elektrike apo hibride të të gjitha modeleve të markës Mercedes-Benz deri në 2022 dhe të konvertonte tipin Smart në elektrik.
“Deri në vitin 2022, i gjithë portofoli i produkteve Mercedes-Benz do të jetë i disponueshëm në një version të elektrifikuar, për të ofruar një maksimum të zgjedhjes për konsumatorët tanë”, deklaroi kreu i grupit, Dieter Zetsche.”Ky plan do të përfshijë më shumë se 50 versione të automjeteve të elektrifikuara, mes modeleve hibride dhe kryesisht elektrike”, theksoi ai, ndërkohë që hapet këtë javë salloni ndërkombëtar i automobilave IAA në Frankfurt. “Makina tip Smart do të bëhet deri në 2020 marka e parë e veturës konvecionale që do të shkojë kudo në mënyrë elektrike”, theksoi kreu i grupit të Sindelfingen. Në muajin mars, grupi njoftoi se dëshironte të nxirrte në treg tashmë më shumë se 10 vetura të reja elektrike deri në vitin 2022.