​Apple eliminon sensorët për gishtërinj në të gjithë telefonat në vitin 2018?

Apple ka mbajtur sensorin Touch ID për gishtërinj në modelet e sivjetme iPhone 8 dhe 8 Plus, derisa në iPhone X ka implementuar teknologjinë e re të autencitetit.
Analisti Ming-Chi Kuo sugjeron se Touch ID, i cili ka debutuar në modelin iPhone 5s, mund të përjetojë fatin e hyrjes 3.5mm në modelet e iPhone për vitin e ardhshëm.Ai thotë se të gjitha modelet iPhone që do të debutojnë vitin e ardhshëm, do të kenë teknologjinë TrueDepth Camera dhe Face ID. Ai po ashtu më herët theksoi se të gjitha modelet iPad, e planifikuar për vitin e ardhshëm, do të arrijnë me këtë teknologji.