Zyrtare: Tirana rikthen portierin Bakaj

Tirana ka vendosur të rikthejë në shtëpi portierin Edvan Bakaj.

Klubi bardheblu ka zyrtarizuar marrëveshjen me gardianin, teksa ka firmosur një kontratë njëvjeçare. Bakaj në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Luftëtarit, ndërsa ka qenë pjesë e kryeqytetasve për tre vite, nga 2014-2017.

Kështu, 31-vjeçari do të rikthehet të mbrojë ngjyrat e klubit të zemrës, ndërsa do të rivalizojë me postin e titullarit me Alesio Abibin. Ishte vetë klubi i Tiranës, të cilët nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare në Facebook, lajmëruan për arritjen e marrëveshjes. Në këtë mënyrë, Bakaj përgatitet të nisë sërish një tjetër aventurë me bardheblutë.

 

“Edvan Bakaj rikthehet ne shtepi. Portieri 31-vjecar do te jete serish pjese e Tiranes. Sot ka nenshkruar zyrtarisht marreveshjen e re per nje vit. Bakaj ka luajtur si bardheblu per tre vite dhe vjen serish si nje perforcim me vlera per porten. Ne sezonin e fundit ishte pjese e Luftetari”, shkruhej në njoftimin e klubit.