Zyrtare: Thierry Henry i rikthehet futbollit

Thierry Henry është emëruar trajneri i ri i Montreal Impact të enjten, konfirmon klubi nga MLS-ja.

Golashënuesi më i mirë i Arsenalit dhe Francës ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga MLS-ja, e cila d ota mbajë atë në klub deri më 2022.

Pasi kaloi një periudhë të suksesshme si ndihmëstrajner i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez, para se t’i merrte hapat e parë si trajner më Monacon në Ligë 1 të Francës në tetor të 2018-es.

Megjithatë, ai e pati të vështirë t’i plotësojë kërkesat e klubit francez dhe u shkarkua më 24 janar, pasi i fitoi vetëm katër nga 20 ndeshje në krye të ekipit.

Montreali, megjithatë, i ka ofruar atij një mundësi tjetër për të shkëlqyer duke ia besuar pozitën e trajnerit.