Pique me klauzolë 500 milionë euro, vazhdon kontratën me Barcelonën

Barcelona ka njoftuar se Gerard Pique ka vazhduar kontratën deri ën verën e vitit 2022
Lideri aktual i La Ligas, Barcelona dhe Gerard Pique kanë arritur marrëveshje për nënshkrimin e kontratës së re.

Pique do të qëndrojë në Camp Nou deri në vitin 2022 dhe do të ketë rritje page.

“Gerard Pique është pajtuar të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonë deri në vitin 2022”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.

Klauzola e lirimit e Piques do të jetë 500 milionë euro.