Zyrtare: Liria me qendërsulmuës nga Shqipëria

Pas Korab Hasanit skuadra e Lirisë ka prezantuar edhe një përforcim.

Bëhet fjalë për qendërsulmuesin nga Shqipëria, Jurgen Gjini.

Shkodrani së fundi ishte pjesë e Vllaznisë së Pozheranit ku ishte nga top shënuesit e kësaj skuadre.

Më parë 29 vjeçari ka qenë pjesë e skuadrave si: Vllaznia, Ada Velipojë, Kamza e Burreli.