ZYRTARE: Konfirmohet lajmi i keq, ja sa do të mungojë Demiral

Merih Demiral ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen Roma – Juventus.

Merih Demiral e ka përfunduar sezonin.

Mbrojtësi turk ka këputur ligamentin kruciat dhe ka dëmtuar meniskun e gjurit të majtë në ndeshjen Roma – Juventus.

Demiral sot u është nënshtruar testeve mjekësore në J Medical që kanë konfirmuar lëndimin e shkallës së rëndë.

Demiral do t’i mungojë Juventusit së paku gjashtë muaj, duke bërë që të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Ai shënoi golin e tij të parë për Juventusin në fitoren 2:1 në Olimpico ndaj Romës.