ZYRTARE: KF Llapi vazhdon të përforcohet

Albutrint Morina do të mbrojë ngjyrat e KF Llapit për dy vite e gjysmë.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin e njohur, Albutrint Morina.

Njoftimi i KF Llapit:

Zyrtare: Albutrint Morina vishet bardhekaltër, nënshkruan për 2 vite e gjysmë me KF Llapin

 Podujevë, 28 janar 2020 – Familjes bardhekaltër të KF Llapit nga dita e sotme i është bashkangjitur edhe mesfushori i mirënjohur, Albutrint Morina. Për gjatë dy edicioneve të kaluara tek Feronikeli, veçanërisht në edicionin 2018/19 Morina ishte ndër protagonistët kryesor në shpalljen kampion.

Albutrint Morina, 26 vjeç, i lindur më 20.02.1993 në Gjakovë është mesfushor me tipare ofanzive dhe mund të luaj edhe si mesfushor defanziv. Fillet e karrierës i ka pasur tek KF Vëllaznimi, kurse në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e kampionit aktual, Feronikelit.

Pas mbylli marrëveshjen me Feronikelin si kampion, Albutrint Morina nga dita e sotme fillon një aventurë të re, i bashkangjitet Llapit për të përforcuar dhe për të shtuar cilësitë në radhët e klubit!

MIRËSEVJEN ALBUTRINT MORINA