ZYRTARE: Këta janë 23 futbollistët e Liverpool të ftuar për Kupën e Botës për Klube

Liverpool ka konfirmuar listën e emrave të 23 lojtarëve që do të udhëtojnë në Katar për Kupën e Botës për Klube.

‘Të Kuqtë’ do t’i zhvillojnë dy ndeshje në këtë kompeticion, më 18 dhe 21 dhjetor.

Joel Matip dhe Fabinho nuk janë përfshirë në listën e Jurgen Klopp, pasi janë duke vazhduar rikuperimet nga dëmtimet përkatese.

Lojtarët e ftuar nga Klopp për Kupën e Botës për Klube:

Alisson, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Lallana, Lonergan, Shaqiri, Brewster, Robertson, Origi, Jones, Alexander-Arnold, Elliott, Williams.

Kujtojmë se Liverpool në të njëjtin datë do të zhvillojë edhe ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Aston Villas