ZYRTARE: KB Peja vazhdon me përforcime, vjen qendra amerikane

KB Peja ka zyrtarizuar përforcimin e ri.

Pas disa transferimeve, KB Peja ka prezantuar edhe nënshkrimin më të ri të klubit. Bëhet fjalë për qendrën amerikane Rick Jackson.

Peja ka bërë të ditur se basketbollisti është i gjatë 206 centimetra, ndërsa njihet për kërcimet, bllokadat dhe mbrojtjen.

Në vitin 2013 arriti në gjysmëfinale të NBA D League, ka shkruar më tej klubi pejan, që ka shtuar se më 2016, Jackson ishte gjysmëfinalist në France Pro-B.

Ka luajtur edhe në Izrael, Republikë Domenikane, Argjentinë, Uruguai e Kili.