Zyrtare: Ja kur merret vendimi i CAS për Serbi – Shqipëri

Gjykata për Arbitrim Sportiv (CAS) ka konfirmuar datën kur do të komunikohet vendimi për ndeshjen e ndërprerë Serbi – Shqipëri.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të CAS, thuhet se vendimi do të merret më 13 qershor.

CAS kështu ka spjeguar se vendimi do të merret para ndeshjeve të ardhshme kualifikuese për Euro 2016.

“Gjykata për Arbitrim Sportiv ka dëgjuar ankesat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Serbe të Futbollit ndaj vendimit të UEFA-së në të cilat të dyja federatat kanë sqaruar incidente të tjera që kanë ndodhur në ndeshjen mes dy kombëtareve në Beograd më 14 qershor të vitit 2014”, shkruan në komunikatën e CAS, transmeton telegrafi.

Ndeshja Serbi – Shqipëri u ndërpre pranë rezultatit 0-0 kur terroristët serb në stadium hynë për të sulmuar lojtarët e Shqipërisë, që në një vendim më pas nga UEFA nuk u vlerësua si dhunë e njëanshme.