Zyrtare: Dejan Vukićević trajner i KF Feronikeli

KF Feronikeli ka arritur marrëveshje me trajnerin Dejan Vukićević. Ai ka qenë futbollist i shumë skuadrave të njohura si Buducnosti nga Podgorica, Mogren nga Budva, Partizani i Beogradit, Sevilas nga Spanjë, Larnaca Qipro etj.

Vukićević ka qenë poashtu trajner i shumë skuadrave të njohura si Zeta/Podgorica, Mogren/Budva, Mladost/Podgorica, Vojvodina/Novi Sad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadres Ventspils/Latvia.

Gjatë karrierës së tij si futbollist dhe poashtu si trajner ka a fituar tituj të kampionit dhe poashtu trofe të kupës me ekipe të ndryshme.

Vukićević ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me klubin për edicionin 2019/2020.

Sot në stërvitjen e ekipit në orën 18:00 në stadiumin e KF Feronikeli do të jetë prezent trajneri i ri.