ZYRTARE: Chicharito befason të gjithë, largohet nga Evropa

Javier Hernandez thotë se koha është e duhur që të kalojë në MLS, pasi finalizoi transferimin e tij nga skuadra e La Ligës Sevilla te LA Galaxy.

Hernandez, tani 31 vjeç, është larguar nga Evropa për herë të parë që nga transferimi te Manchester United nga Chivas në 2010.

Ai ka përfaqësuar Real Madridin, Bayer Leverkusen dhe West Ham – por, te Çekanët dhe në Sevilla, ai luftoi për minutazh.

Megjithatë, sulmuesi meksikan nuk e sheh MLS si rruga e pensionimit të tij.

”Mendoj se ishte koha e duhur për ta hedhur këtë hap. Sigurisht jam i lumtur”, tha me një buzëqeshje ai.