Zyrtare: Barcelona transferon Yerry Mina

Klubi katalanas ka bërë edhe blerjen e dytë në janar.

Pas ardhjes së Philippe Coutinhos, Barcelona ka zyrtarizuar edhe një blerje në këtë afat kalimtar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin kolumbian, Yerry Mina i cili i bashkohet skuadrës së Ernesto Valverdes nga Palmeiras.

23-vjeçari do të mbërrijë në Barcelonë gjatë mbrëmjes së sotme, për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Valverdes.

Për mbrojtësin kolumbian “blaugranat” do të paguajnë 11.8 milionë euro, ndërsa kontrata e tij do të jetë për pesë vite e gjysmë.

Më blerjen e Mina, tani Valverde do të ketë një alternativë më shumë në fazën mbrojtëse, ku shpeshherë skuadra ka shfaqur probleme.