Zyrtare: Amir Rrahmani nënshkruan për skuadrën nga Kroacia

Amir Rrahmani i ka dhënë fund aventurës me të kuqtë, për t’iu bashkuar RNK Splitit në kampionatin kroat.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi i Partizanit i uron suksese futbollistit në karrierën e tij sportive.

Në fakt RNK Split, ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, e ka kërkuar edhe gjatë Janarit mbrojtësin 21-vjeçar, por tratativat u mbyllën me sukses vetëm me përfundimin e sezonit.

Amir Rrahmani e nisi karrierën te skuadra e Ramiz Sadikut në Kosovë, për t’iu bashkuar Partizanit në verë të 2013 në moshën 19-vjeçare. Pas paraqitjeve të mira me të kuqtë, mori ftesë nga Skënder Gega në përfaqësuesen U-21, ndërsa një vit më parë ishte pjesë e kuqezinjve të De Biasit në miqësoren me San Marinon.

Rrahmani ka marrë sërish ftesë nga trajneri i kombëtares për miqësoren me Francën, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” më 13 Qershor.

1619496_968340536527626_3450716466527057914_n