Zlatan Ibrahimovic po mendon për pensionimin

Tashmë edhe mund të kemi parë ndeshjen e fundit të Zlatan Ibrahimovic, nëse Serie A nuk zhvillon këtë edicion sipas planit.

Ibrahimovic është duke planifikuar pensionimin e tij, në fund të këtij sezoni, nëse ai nuk rinovon me Milan.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan e kontrata e suedezit që skadon në korrik të këtij viti, mund të jetë e fundit për lojtarin.

Gjithsesi, Milan akoma mund të bëjë presion mbi lojtarin që ai të qëndrojë edhe një sezon në ‘San Siro’.

Kontributi i lojtarit ka qenë i madh për skuadrën, që kur ai u kthye në Milan, gjatë merkatos së janarit.

Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat që ish reprezentuesi i Suedisë do të bëjë për të ardhmen e tij.