Zidane flet për të ardhmen e Pogbas

Legjenda e Real Madridid, Zinedine Zidane është shprehur se, Paul Pogba mund të luaj në çdo ekip që dëshiron, në të njëjtën kohë e ka këshilluar që të transferohet në Santiago Bernabeu, në të ardhmen.

Zidane ka thënë: “Nuk e di se ku do të transferohet, nuk kam ndonjë informacion. Pogba i ka kualitetet që të luajë kudo. Por nëse dëshiron të largohet, duhet të vijë këtu që të luajë me lojtarët më të mirë, pra mendoj se do të ishte mirë që të vinte”.

Për shërbimet e mesfushorit të Juventusit është duke u bërë një luftë e madhe nga të gjitha klubet e mëdha në botë të cilat e dëshirojnë në radhët e veta.