Zidane e largon nga Reali “një skuadër të tërë”

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, do të bëjë ndryshime të mëdha këtë verë, duke larguar shumë lojtarë.

Nga një korriku, klubi mbretëror do të ketë më shumë se 37 lojtarë në dispozicion.

Këtu hyjnë 26 nga skuadra aktuale, dhe 11 të tjerë që kthehen nga huazimi.

Zidane në sezonin e ri dëshiron që në skuadër të ketë vetëm 25 lojtarë, kështu që ai pritet të bëjë një “spastrim” në ‘Santiago Bernabeu’.

Në mesin e shumë emrave që do të larohen, mediet në Spanjë kanë veçuar Gareth Bale, James Rodriguez, Luka Joviq, Luka Modric dhe Lucas Vasquez.