Zidane: E di që nuk do të qëndroj 10 vjet në Real

Zinedine Zidane ka fituar me Realin në dy sezonet e fundit gjithçka që ka mundur dhe kohë më parë është shpallur edhe trajneri më i mirë francez për vitin 2017.

Ai ka thënë për France Football, se e di që nuk do të qëndrojë dhjetë vjet tek ekipi i Madridit.

“Zidane nuk është më një lojtar futbolli i Real Madridit. Ai Zidane nuk ekziston më. Tani i takon trajnerit Zidane për të zhvilluar karrierën e tij. Nuk jam i mbrojtur nga ajo që unë bëja si një lojtar futbolli për Real Madridin. Unë e di që një ditë do t’i vijë fundi qëndrimit tim në Real Madrid dhe kjo është arsyeja pse bëj çmos që të jetë i suksesshëm. Kjo është arsyeja pse unë them për veten time, nëse do të jem dhjetë ditë atje, do të bëj çmos për të marrë maksimumin nga këto dhjetë ditë. E di se nuk do të jem trajner i Real Madridit dhjetë vjet”, ka thënë Zidane.

“Vështirësitë nuk trembin mua. Unë jam i gatshëm për çdo gjë. Njerëzit mund të mendojnë se të gjitha më erdhën lehtë, se gjithçka e bëj sipas instinktit, por ata mashtrohen. Edhe si futbollist edhe si trajner kam punuar shumë”, shtoi ai.