Zhegrova shpërblehet pas paraqitjes fantastike ndaj Young Boys

Edon Zhegrova pati një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren e Baselit 3-0 ndaj Young Boys.

Ylli kosovar ishte më meritori për fitoren e ekipit të tij, pasi asistoi dhe shënoi një gol.

Fitorja e djeshme e zhvendos Baselin në pozitën e parë në Superligën e Zvicrës.

20-vjeçari gjithashtu është zgjedhur në formacionin e javës në kampionatin zviceran.

Përveç asitit dhe golit, Zhegrova dhuroi edhe paraqitje spektakolare çka bëri që gjatë zëvendësimit të duartrokitej.