Zbulohet skereti i Messit

Një dietë e zgjedhur të cilës po i përmbahet me përpikmëri. Ky është sekreti i formës mjaft të mirë që po kalon Lionel Messi në këtë sezon futbollistik. Sipas të përditshmes katalanase El Mundo Deportivo, ylli argjentinas prej disa muajsh është lidhur me një dietolog italian, i cili i ka përcaktuar një dietë të caktuar për të rënë nga pesha. Dhe faktet tregojnë se 27-vjecari ka humbur 3.5 kg, cka ka ndikuar edhe në paraqitjet e tij në fushën e blertë.

Duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë që ka mënyra e të ushqyerit, Messi ka vizituar këtë të enjte specialistin dietolog Giuliano Poser, që jeton krahinën e Friulit në Itali.

Futbollisti mësohet se është pikasur në qytezën Sacile në shoqërinë e babait të tij Jorge dhe të vëllait.

Pas kualfikimit me Paris Saint Germmain në Champions, Barcelona duket se e ka lënë të paktën dy ditë pushim Messin para derbit me Espanjolin, që është për blaugranat është një ndër takimet më të rëndësishme të këtij fundsezoni.