Zbulohet se çfarë ndodhi me Messin në stërvitjen e parë nga trajneri i ri i Barcelonës

Quique Setien ka biseduar direkt me Leo Messin në takimin e tij të parë me futbollistët e Barcelonës.

Quique Setien është duke kaluar ditët e para si trajner i ri i Barcelonës.

Strategu i ri i gjigantit katalan ka filluar të ambientohet me skuadrën e re.

“Mundo Deportivo” ka zbuluar detaje nga takimi i tij i parë me futbollistët e Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Pas një fjalimi para komplet skuadrës, Setien ka ndarë kohë për të biseduar direkt me kapitenin Leo Messi.

Setien konsiderohet si trajner i cili njeh mirë futbollin dhe praktikon një filozofi të lojës të përshtatshme me atë të ekipit të Barcelonës që bazohet në lojë ofanzive dhe posedim të lartë të topit.