Zbulohen pamje ‘sekrete’ – si u stërvit Fury për ndeshjen me Wilder

‘BT Sport’ ka zbuluar disa pamje nga stërvitjet e Tyson Fury, para duelit me Deontay Wilder.

 

Fury bënte një prej dueleve më të mira në karrierën e tij, kur gjunjëzonte Wilder për t’i marrë titullin e kampionit të WBC.

Performanca e britanikut ishte mbi të gjitha nivelet. Por, si arriti ai në këtë pikë? Stërvitjet e Fury kanë qenë intensive, dhe të fshehta.

Kamerat nuk lejoheshin në kampin e ‘Gypsy King’, përveç ‘BT Sport’ që një ditë u lejua të xhironte.

Tashmë, gjiganti mediatik ka publikuar pamjet e marra nga stërvitja e Fury. Më poshtë lajmi.net ua përcjell pikërisht videon ku britaniku shihet duke stërvitur, para duelit me ‘Bomberin e Bronztë’.